Çmimet

Një platformë e plotë. Asnjë tarifë e fshehur.

Gjithçka që të duhet për ta drejtuar biznesin përfshihet që nga dita e parë. Merr të gjitha veglat tona (PMS-in, menaxherin e kanaleve, motorin e rezervimeve, pastrimin e dhomave dhe integrimet me sistemet e pagesave) pa paguar ekstra për konfigurim apo për funksionet bazë.

Zgjidh llojin e objektit dhe shkruaj numrin, që ta marrësh çmimin e saktë mujor. Provoje falas për 14 ditë dhe anuloje kur të duash.

Lloji i objektit
Zgjidh fillimisht llojin e objektit
Pagesa
Modulet shtesë

— €/ muaj

Zgjidh llojin e objektit dhe shkruaj sa dhoma, shtretër ose apartamente ke gjithsej, që ta llogaritësh çmimin.

Çmimet janë në euro, pa TVSH. TVSH-ja përkatëse llogaritet sipas vendit ku je.

Modulet shtesë kanë çmim mujor dhe i shtohen planit. Me pagesë vjetore, edhe ato dalin 5% më lirë.

  • Çdo funksion kryesor, në çdo plan
  • Konfigurimi falas, nga ekipi ynë
  • Anulo kur të duash, pa afat minimal

Në çdo plan

Të gjitha funksionet kryesore. Për çdo objekt.

Të gjitha veglat kryesore të platformës i ke që nga dita e parë. Qoftë 3 apartamente apo një hotel me 50 dhoma, ke qasje të plotë në gjithçka që të duhet për punën e përditshme, pa kufizime artificiale dhe pa funksione të mbyllura.

Gjithçka që përfshihet në abonimin tënd

Sistemi i menaxhimit të hotelit (PMS)

  • Kalendari interaktiv i recepsionit

    Menaxho rezervimet dhe caktimin e dhomave në çast, në një kalendar vizual të thjeshtë me tërhiq dhe lësho.

  • Paneli i ditës në kohë reale

    Ki para sysh, në kohë reale, ardhjet dhe largimet e ditës, dhomat e lira dhe pagesat që presin.

  • Llogari për stafin, me të drejta sipas rolit

    Krijo llogari përdoruesi për secilin, me të drejta qasjeje të përcaktuara sipas rolit (menaxherë, recepsionistë, pastrues).

  • Qasje për pastruesit dhe mirëmbajtjen

    Pastruesit kanë llogaritë e veta, nga ku ndryshojnë statusin e dhomës, shënojnë çka u konsumua nga minibari dhe raportojnë defektet në kohë reale, nga çdo telefon ose tablet.

  • Fatura me numër radhor dhe taksat në rregull

    Taksat lokale llogariten automatikisht dhe faturat zyrtare me numër radhor dalin për pak sekonda.

  • Disa objekte në një llogari

    Kalo nga një objekt te tjetri brenda një llogarie të vetme.

  • Pika e shitjes e integruar

    Shit shtesa, pije dhe shërbime ekstra.

Menaxheri i kanaleve

  • Sinkronizim i dyanshëm me OTA-të

    Lidh dhomat e lira me 50+ platforma online (OTA) kryesore, me çmimet dhe dhomat e lira që përditësohen në kohë reale, që të mos kesh më rezervime të dyfishta.

  • Çmime të veçanta për çdo kanal

    Cakto strategji çmimesh dhe çmime më vete për kanale të caktuara rezervimesh.

  • Kufizimet dhe qëndrimi minimal

    Vendos lehtë qëndrimin minimal dhe datat e mbyllura për plane të caktuara çmimesh ose për sezonin e lartë.

  • Çmime fleksibile

    Çmime për netë të zakonshme, për qëndrime të gjata, si dhe për shtrat ose për person, për hostele dhe dhoma të përbashkëta.

Motori i rezervimeve direkte

  • Rezervime 100% pa komision

    Mbaje të gjithë shumën nga rezervimet direkte që vijnë nga webfaqja ose rrjetet e tua sociale.

  • Linqe pagese dhe rezervimi për t'i ndarë

    Dërgo menjëherë linqe pagese me email ose në chat, merr paradhënien dhe konfirmo rezervimin në vend.

  • Ndërtues webfaqesh falas, brenda platformës

    Hap një webfaqe të pastër për rezervime direkte, që duket mirë edhe në telefon.

  • Rezervim i shpejtë në çdo pajisje

    U jep mysafirëve një rezervim të shpejtë e pa telashe, në çdo telefon, tablet apo kompjuter.

  • Shtesat dhe ofertat gjatë rezervimit

    Rrit vlerën mesatare të rezervimit duke ofruar ekskursione, transfere nga aeroporti dhe shërbime ekstra gjatë pagesës.

Financat, analizat dhe pagesat

  • Pagesat e integruara

    Zgjidh sistemin e pagesave që e preferon nga ofruesit që i mbështesim dhe menaxho aty të gjitha pagesat online. Merr paradhënie, tërhiq tarifat për no-show, ngarko kartelat virtuale (VCC) të rezervimeve nga OTA-të dhe dërgo linqe pagese direkt te mysafirët. Linku i pagesës është pjesë e motorit të rezervimeve direkte, kështu që pagesa merret menjëherë gjatë rezervimit.

  • Raporte financiare në kohë reale

    Ndiq në kohë reale si po ecën puna, dhomat e zëna, sa të sjell secili kanal dhe demografinë e mysafirëve.

  • Promocione dhe zbritje për mysafirët besnikë

    Krijo kode promocionale, zbritje sezonale dhe oferta për mysafirët që kthehen, me zbritje në përqindje sipas dëshirës.

Module opsionale

Modulet shtesë

Module me pagesë që i shton në çdo plan, me çmim mujor. Aktivizoji te kalkulatori më lart dhe shih totalin.

  • Moduli i financave për hotele40 € / muaj

    Një vegël për menaxhimin financiar, e ndërtuar posaçërisht për hotelierët, që t'i kontrollosh financat e objektit në një vend:

    • Shpenzimet operative: Shëno shpenzimet e përditshme, si pagat e stafit, rrymën, ujin dhe kostot e mirëmbajtjes.

    • Furnitorët dhe faturat: Ruaj profilet e furnitorëve dhe regjistro faturat e tyre.

    • Pasqyra e taksave: Mbaj një panel të qartë me taksat që ke për të paguar dhe afatet e pagesave që po vijnë.

    • Të hyrat nga shërbimet e tjera: Shëno me dorë të hyrat ditore nga restoranti, bari, parkingu e vende të tjera brenda objektit.

  • Mesazhet e OTA-ve në një vend15 € / muaj1 € / muaj për njësi te apartamentet dhe vilat

    Mblidh në një inbox të vetëm komunikimin me mysafirët nga platformat kryesore të rezervimeve, si Airbnb, Booking.com dhe Expedia, që të mos kyçesh më në disa ekstranete për t'iu përgjigjur.

  • Kalendari i përbashkët10 € / muaj

    Shite hapësirën e objektit tënd në kombinime të ndryshme dhe arri më shumë lloje mysafirësh. Kalendari i përbashkët i lidh automatikisht në panelin tënd llojet e dhomave që varen nga njëra-tjetra. Nëse ke një vilë me disa kate, mund ta shesësh çdo apartament veç e veç ose krejt ndërtesën si një rezervim të vetëm. Sapo rezervohet një apartament, vila e plotë hiqet nga shitja, dhe anasjelltas. Edhe hostelet mund ta ofrojnë një dhomë me shumë shtretër për shtrat ose si dhomë private për katër veta, ndërsa sistemi i ndjek dhomat e lira në kohë reale në të gjitha opsionet e lidhura.

  • WhatsApp dhe rrjetet sociale në një inboxNë zhvillim15 € / muaj

    Lidh llogaritë zyrtare të WhatsApp Business, Instagram dhe Facebook Messenger në një inbox të vetëm dhe merru me pyetjet që vijnë direkt nga rrjetet sociale në një ekran.

    (Shënim: Kërkon llogari aktive dhe të verifikuara në Meta dhe WhatsApp Business.)

Çmime të bëra për hotelet e pavarura. Na përdorin objekte të çdo madhësie.

Pyetje për çmimet

Çka pyesin hotelierët para se të nënshkruajnë

Si llogaritet çmimi?

Çdo lloj objekti ka një çmim bazë në muaj dhe një çmim për njësi: hotelet 40 € plus 2,50 € për dhomë, apartamentet 30 € plus 5 € për apartament ose vilë, kurse hostelet 30 € plus 2,50 € për dhomë dhe 1 € për shtrat. Një hotel me 24 dhoma paguan 100 €, 12 apartamente kushtojnë 90 €, ndërsa një hostel me 12 dhoma dhe 60 shtretër paguan 120 €. Me pagesë vjetore, e gjithë shuma del 5% më e ulët.

Çka përfshihet në çmimin mujor?

Gjithçka që të duhet për punën e përditshme: sistemi i menaxhimit të hotelit (PMS), menaxheri i kanaleve, motori i rezervimeve direkte, pastrimi i dhomave, integrimet me sistemet e pagesave dhe llogari përdoruesi pa kufi për ekipin tënd.

Cilat kanale rezervimesh përfshihen?

Sinkronizo objektin tënd me 50+ platforma online (OTA), pa asnjë tarifë për lidhjen e kanaleve.

Si numërohen dhomat?

Sipas njësive që ke në shitje. Hoteli numëron dhomat, objekti me apartamente numëron apartamentet, kurse hosteli numëron edhe dhomat, edhe shtretërit.

A ka pagesë për konfigurim?

Jo. Ekipi ynë e bën për ty gjithë konfigurimin e llogarisë, kështu që s'ke pse merresh me pjesën teknike.

Si funksionon prova 14-ditore, dhe a më duhet kontratë?

Për 14 ditë ke qasje të plotë, pa asnjë obligim dhe pa kartelë krediti. Pas provës, pagesa është thjesht muaj për muaj, pa kontrata afatgjata. Anulo kur të duash.

Sa kushton motori i rezervimeve për çdo rezervim?

Asgjë. Për rezervimet direkte nuk ka komision dhe as tarifë për rezervim. Paguan vetëm tarifën e ofruesit të pagesave me kartelë, që në Evropë zakonisht është rreth 1,5%.

A përfshihet edhe webfaqja?

Po. Ndërtuesi i webfaqeve vjen falas me abonimin, kështu që mund të bësh një webfaqe të thjeshtë me fotot dhe dhomat e tua, ku mysafirët rezervojnë përmes motorit të rezervimeve direkte. Nëse e ke tashmë një webfaqe, motori i rezervimeve vendoset direkt në të. Një webfaqe me porosi, e dizajnuar për hotelin tënd nga partneri ynë për dizajn, është projekt më vete nga 700 €.

Si funksionojnë pagesat online?

Lidh ofruesin e pagesave që e preferon ose sistemin e pagesave online të bankës tënde vendore, dhe merri pagesat për rezervimet direkt.

A mund të shtoj objekte më vonë?

Po. Çdo objekt lidhet me të njëjtën llogari, dhe kalon nga njëri te tjetri pa u kyçur prapë. Çmimi i secilit llogaritet veç, sipas llojit dhe numrit të vet.

Çmimi sipas dhomës. Pa pagesë konfigurimi, pa surpriza.