Marrje nga aeroportiShoferi të pret te mbërritjetMe kërkesëShto
Check-in herëtDhoma gati nga ora 09:0015 €për qëndrimShto
Check-out vonëMbaje dhomën deri në 14:0015 €për qëndrimShto
Të dhënat tuaja
Rezervimi u konfirmua · AUR-4K7QPD
Shihemi së shpejti.
Konfirmimi po ju vjen te lena.h@mail.com
Urban Twin Balcony3 netë · 2 të rriturTotali0 €Vazhdo→
Rezervim i ri · Webfaqja joteLena H. · 3 netë · 252 € u pagua0% komision
Motori i rezervimeve direkte
Kthejivizitorëtewebfaqesnërezervimepakomision
Mos humb më 12% deri në 18% të të hyrave te platformat online (OTA). Ofroju mysafirëve një përvojë rezervimi të shpejtë dhe të përshtatur për telefon, direkt në webfaqen tënde, në kompjuter, tablet dhe telefon.
Shumica e motorëve të rezervimeve i humbin mysafirët diku mes zgjedhjes së datave dhe faqes së pagesës. Yni ka vetëm tre hapa të shkurtër: datat, dhomat dhe të dhënat e mysafirit.
Rezervime direkte me 0% komision
Mbaj 100% të të hyrave nga rezervimet, pa asnjë komision për palë të treta.
Pagesa fleksibile dhe garanci me kartelë
Merr paradhënie online menjëherë përmes sistemit tënd të pagesave, ose kërko në mënyrë të sigurt të dhënat e kartelës për t'i garantuar rezervimet, pa tërhequr pagesë paraprakisht.
Kode promocionale dhe oferta speciale
Krijo kode promocionale dhe rregulla zbritjesh sipas dëshirës. Me to bën fushata marketingu, shpërblen mysafirët që kthehen ose mbush më shumë dhoma në sezonin e ulët.
Ofro shërbime shtesë
Rrit të hyrat nga çdo rezervim duke i lënë mysafirët të shtojnë shtesa — si transfer nga aeroporti, mëngjes ose check-out më vonë — direkt në hapin e pagesës.
Integrim i menjëhershëm me PMS-in
Rezervimet e reja, të dhënat e mysafirëve dhe pagesat shkojnë direkt në kalendarin e recepsionit, pa futur asgjë me dorë.
Linku i rezervimit
LinkrezervimiqëedërgonnëWhatsApp
Dërgoja mysafirit linkun e rezervimit në WhatsApp, Viber ose Messenger, dhe ai e konfirmon qëndrimin me disa prekje.
Vendose motorin e rezervimeve në webfaqen tënde me një copë të shkurtër kodi, ose ndaje linkun e tij direkt në Facebook dhe Instagram. Mysafirët shohin fotot, përshkrimet e dhomave dhe çmimet e tua, në gjuhën e tyre.
Grupet kanë faqen e vet të rezervimit, në link të veçantë, ku një mysafir rezervon disa dhoma njëherësh.
Ende pa webfaqe? Bëj një të thjeshtë në thelobbyboy. Ajo që ke nuk të mjafton më? Partneri ynë për dizajn ndërton të reja, të bëra për hotelin tënd.
Mysafirët paguajnë gjatë rezervimit me Stripe, Helix Pay, POK ose përmes sistemit të bankës tënde: NestPay për BKT dhe Halkbank, RaiAccept për Raiffeisen Bank ose Paysera Kosovo. Google Analytics i ndjek vizitat në faqet e rezervimit.