Kartelat që nuk kalojnë
Kërko kartelë kur mysafirët rezervojnë online, dhe dërgo link pagese kur një kartelë nuk kalon.
- Verifikimi i kartelës gjatë rezervimit
- Pagesa bankare me 3D Secure
- Linqe pagese

Më pak no-show
Kur mysafiri rezervon e nuk vjen (no-show), shumica e hoteleve humbin para dy herë: një herë kur dhoma mbetet bosh, dhe prapë kur askush nuk gjen kohë ta ngarkojë kartelën.
thelobbyboy e shënon vetë rezervimin si no-show, dhe kartela që mysafiri e la te platforma online (OTA) mund të ngarkohet sipas rregullave që ai ka pranuar.
Parandalim, pastaj pagesë
Kartela e kërkuar gjatë rezervimit, paradhënia që e konfirmon dhe një email i qartë konfirmimi ndalin shumë no-show që para se të ndodhin. Për të tjerat, rezervimi kalon vetë në statusin No-show, dhe kartela e ruajtur në platformë është aty, gati për t'u ngarkuar.
Pagesat
Paradhënia merret sipas përqindjes që cakton ti, kartelat nga OTA-të vijnë bashkë me rezervimin përmes një shkëmbimi kartelash në përputhje me PCI, dhe çdo pagesë shkon në faturën e mysafirit.
Raporti i paradhënieve tregon sa para po mban, dhe mund t'i dërgosh link pagese ose kujtesë me email secilit që ende të ka borxh, në vend që ta marrësh vesh në mesnatë.