Dhomat e përbashkëta
Dhomat e përbashkëta dhe ato private, krah për krah në një kalendar.
- Çmim për person
- Dhoma të përbashkëta dhe private
- Tërhiqe mysafirin për ta lëvizur

Hostelet
Hostelit i duhet një sistem që i trajton rezervimet për shtrat po aq mirë sa dhomat e plota private. The Lobby Boy punon me çmime edhe për person, edhe për dhomë. Kështu, shtretërit në dhomat e përbashkëta, dhomat private dhe rezervimet e ndërlikuara grupore i menaxhon në një kalendar kryesor: pa tabela Excel anash dhe pa zgjidhje të improvizuara.
Gjithmonë në sinkron
Dhomat e lira për çdo lloj dhome shkojnë në Hostelworld, Booking.com dhe në motorin tënd të rezervimeve. Kur lëviz një mysafir në një dhomë tjetër, dhomat e lira përditësohen kudo në kohë reale.
Vlerësimet e klientëve
As a Hostel owner, I would definitely suggest Lobby boy! Everything is so slick and simple and you can keep track of everything regarding your business operations! It's a 10/10 and I would highly suggest!
Ismail Myrseli
Pronar hosteli · Vlerësim në Google
Kanalet
Dhomat dhe çmimet konfigurohen për secilin kanal, dhe rezervimet e reja bien direkt në kalendarin tënd.
Çmimet sezonale dhe qëndrimi minimal shkojnë njëherësh në çdo kanal, që për një fundjavë të ngarkuar të mos kyçesh në gjashtë vende.