Drejton recepsionin në këta hotele

Pse kalojnë te ne

Më pak shkrim, më shumë mikpritje.

Kur rezervimet vijnë nga disa platforma online (OTA), kopjimi me dorë sjell gabime dhe i merr recepsionit kohë të çmuar. Sistemi ynë i mbledh menjëherë të gjitha rezervimet në një vend, që ekipi yt t'i lërë tabelat administrative dhe të merret me mirëpritjen e mysafirëve.

Kalendari qendror dhe Agjenda e ditës

Shiko gjithë objektin tënd me një vështrim. Për çdo ditë, ndiq në kohë reale check-in, check-out dhe mysafirët që qëndrojnë.

Tabelë me tërhiq dhe lësho

Lëviz rezervimet, ndërro dhomat, zgjat qëndrimet dhe ndrysho datat me një klikim.

Rezervime grupore dhe fatura të përbashkëta

Menaxho rezervimet me disa dhoma pa rrëmujën e punës me dorë. Lësho një faturë të përbashkët për grupet turistike, ose ndaji tarifat veç e veç për secilin mysafir.

Punon mirë në telefon dhe tablet

Hape gjithë recepsionin tënd në çdo telefon, tablet ose laptop — pa pasur nevojë të shkarkosh aplikacion.

Role përdoruesish pa kufi

Jepu recepsionistëve, pastruesve, kontabilistëve dhe menaxherëve të drejta qasjeje sipas nevojës, pa kosto shtesë.

Raporte për financat dhe dhomat e zëna

Ndiq menjëherë të hyrat e ditës, përqindjen e dhomave të zëna, çmimin mesatar ditor (ADR) dhe llogaritë e papaguara të mysafirëve.

Menaxhimi i ardhjeve dhe largimeve

Pamje e qartë e lëvizjeve të mysafirëve gjatë ditës.

Paneli kryesor të tregon në kohë reale kush bën check-in e kush check-out sot, dhe kush ka ende për të paguar. Në kalendar shihet qartë a është e pastër dhoma para se t'ia japësh çelësin mysafirit, ndërsa mysafirin pa rezervim e regjistron dhe i bën check-in direkt nga pamja kryesore.

Dy recepsionistë në punë pas banakut të recepsionit
Ardhjet, largimet dhe pagesat e mbetura, në një pamje te paneli kryesor.

Faturat dhe dokumentet

Një faturë për çdo qëndrim, me të gjitha dokumentet në rregull.

Çmimi i dhomës, mëngjesi, lavanderia dhe pijet shkojnë direkt në një faturë të vetme të mysafirit, me normën e saktë të taksës për çdo rresht. Grupet i mban në një faturë të përbashkët, qëndrimet e kompanive i mbledh në një pasqyrë llogarie, dhe faturat i dërgon direkt me email, me link të sigurt për t'i parë online. Numërimin dhe kreun e faturave i përshtat plotësisht me markën tënde, ndërsa fletët e regjistrimit shtypen automatikisht me rregullat e hotelit tënd. Çdo ndryshim në një tarifë ose korrigjim me dorë ruhet në historikun e ndryshimeve, kështu që kontabilisti yt e sheh gjithmonë qartë çka ka ndryshuar më parë.

Më pak punë në recepsion, më shumë kohë për mysafirët.