Shet shtesat në këta hotele

Pse e do recepsioni

Më shumë të hyra, pa më shumë administratë

Çdo objekt shet më shumë se dhoma. Pika e shitjes i mban shitjet e vogla po aq në rregull sa shitjen e madhe, dhe secila shkon në faturën e duhur.

Llogaria e dhomës dhe shitjet në recepsion

Shto shtesat drejt e në llogarinë e dhomës së mysafirit, ose shitu menjëherë vizitorëve që nuk flenë në hotel, direkt nga ekrani kryesor i kalendarit.

Shtesa në rezervimet direkte

Ofro shtesa si mëngjesi, transferet ose shtretërit shtesë gjatë rezervimeve direkte online në webfaqen tënde.

Kufij kapaciteti për ambientet dhe biletat ditore

Cakto numrin maksimal të vendeve ose të vizitorëve për spa, pishina ose ambiente për përdorim ditor. Menaxho lehtë biletat për ata që nuk janë mysafirë të hotelit, pa shitur më shumë vende se sa ke.

Pagesa fleksibile

Merr menjëherë pagesa me kesh ose kartelë nga vizitorët e jashtëm, direkt në vend, ose lëri tarifat të paguhen automatikisht në check-out.

Në recepsion

Shitet në recepsion, paguhet me qëndrimin

Një mëngjes i shtuar në ardhje, një vend parkimi ditën e dytë, një transfer i rezervuar natën para largimit. Secili është një rresht në të njëjtën faturë, dhe historiku i ndryshimeve regjistron gjithçka që ndryshon në të.

Çka mysafiri paguan menjëherë, paguhet dhe regjistrohet në vend. Çka shkon në llogari të dhomës, paguhet në check-out.

Mëngjes i shtruar në tavolinën e hotelit
Një faturë për dhomën dhe për gjithçka që shitet bashkë me të.

Në fund të ditës

Çdo shitje është tashmë në raportin e sotëm

Çdo shtesë futet në shitjet e ditës sapo ndodh. Raporti i ndërrimit tregon pagesat dhe shitjet që bëri secili, kështu që mbyllja e arkës është thjesht numërim i parave.

Kontabilisti yt i sheh të njëjtat shifra, me taksën e llogaritur për çdo shitje. Aktivizo fiskalizimin automatik dhe fatura fiskalizohet vetë.

Të hyrat · 12 muajt e funditRevPAR 119 €
Dhoma të zëna84%
ADR142 €
Direkte38%
TetNënDhjJanShkMarPriMajQerKorGusSht
Të gjitha tarifatTarifat e dhomave

Shtesat në faturë, jo në bllok shënimesh.