Ligjore

Politika e privatësisë

Si i mbledhim, i përdorim dhe i mbrojmë të dhënat personale: të tuat si klient, dhe të mysafirëve të tu, që i përpunojmë në emrin tënd.

Përditësuar më 16 tetor 2026.

Kush jemi

thelobbyboy është platformë për drejtimin e hoteleve, e operuar nga The Lobby Boy L.L.C., TechPark Prishtina, Bërnicë e Poshtme, 10000 Prishtinë, Kosovë. Për të dhënat personale të mysafirëve të tu ne jemi përpunues, ndërsa ti, si objekt, mbetesh kontrollues. Për të dhënat e llogarisë tënde, kontrollues jemi ne.

Çka mbledhim

Për klientët mbledhim të dhënat e llogarisë, informatat e faturimit dhe të dhënat për përdorimin e produktit. Në emër të objekteve përpunojmë të dhënat e mysafirëve që futen në platformë: emrat, kontaktet, rezervimet dhe faturat, dokumentet e identitetit kur i kërkon ligji vendor, si dhe çdo preferencë që e shënon ekipi yt.

Ne nuk i ruajmë numrat e kartelave. Të dhënat e pagesës i trajton ofruesi i pagesave në momentin kur merren, dhe në faturën e mysafirit ruhen vetëm një referencë dhe katër shifrat e fundit.

Pse i përpunojmë

Të dhënat e klientëve i përpunojmë për ta ofruar dhe faturuar shërbimin, sipas kontratës mes nesh. Të dhënat e mysafirëve i përpunojmë sipas udhëzimeve të tua të dokumentuara, sipas marrëveshjes për përpunimin e të dhënave që është pjesë e kushteve tona. Kur një qëndrim kërkon raportim te policia ose te autoriteti i turizmit, ky përpunim bëhet për ta përmbushur një detyrim ligjor që vlen për objektin tënd.

Sa kohë i ruajmë

Dokumentet e identitetit fshihen automatikisht pasi të kalojë afati i ruajtjes që e përcakton ligji vendor. Faturat ruhen për periudhën tatimore që e kërkon ligji. Të dhënat e llogarisë fshihen brenda nëntëdhjetë ditëve pas përfundimit të abonimit, dhe kopjet rezervë skadojnë brenda tridhjetë e pesë ditëve të tjera.

Ku ruhen

Të dhënat e mysafirëve ruhen vetëm brenda Bashkimit Evropian. Lista e përditësuar e nënpërpunuesve, përfshirë ofruesit e hostimit, të email-it dhe të pagesave, jepet me kërkesë dhe përditësohet me njoftim tridhjetë ditë para çdo ndryshimi.

Cookies dhe reklamat

Kjo webfaqe përdor Meta Pixel, një mjet nga Meta, kompania e Facebook dhe Instagram. Me të shohim si ecin reklamat tona atje dhe ua shfaqim njerëzve që mund të interesohen. Pikseli i tregon Meta-s cilat faqe hap këtu, nga cila faqe erdhe, adresën tënde IP dhe disa të dhëna bazë për shfletuesin dhe pajisjen. I tregon edhe kur dërgon një nga formularët tanë: kërkesën për demo, mesazhin nga faqja e kontaktit, aplikimin te Rekomando dhe fito ose regjistrimin për shkrimet e blogut me email.

Që ta njohë shfletuesin tënd kur kthehesh, pikseli vendos një cookie me emrin _fbp, që zgjat nëntëdhjetë ditë nga vizita jote e fundit. Nëse vjen nga një reklamë jona, atë klikim e ruan në një cookie tjetër, _fbc. Po ta përdorësh Facebook ose Instagram, Meta mund t’i lidhë këto vizita me llogarinë tënde. Meta i përdor këto të dhëna sipas politikës së vet të privatësisë dhe mund t’i përpunojë jashtë Bashkimit Evropian.

Pikseli punon vetëm nëse i pranon cookies te njoftimi që të shfaqet në vizitën e parë, dhe zgjedhjen mund ta ndryshosh kur të duash te Cilësimet e cookies, në fund të faqeve tona. Këto cookies mund t’i fshish ose t’i bllokosh edhe te cilësimet e shfletuesit. Që Meta të mos t’i zgjedhë reklamat sipas aktivitetit tënd në webfaqe të tjera, ndrysho preferencat e reklamave te Meta. Si i trajton Meta të dhënat, e shpjegon në politikën e vet të privatësisë.

Të drejtat e tua

Mund të kërkosh qasje, korrigjim, fshirje, kufizim ose bartje të të dhënave të tua personale, dhe mund ta kundërshtosh përpunimin. Mysafirët duhet t’i drejtohen objektit ku kanë qëndruar, i cili shumicën e kërkesave mund t’i kryejë vetë brenda platformës. Na shkruaj në info@thelobbyboy.com dhe të përgjigjemi brenda tridhjetë ditëve.

Kontakti

The Lobby Boy L.L.C., TechPark Prishtina, Bërnicë e Poshtme, 10000 Prishtinë, Kosovë. Email info@thelobbyboy.com, telefon +383 48 577 500.

Pyetje për të dhënat? Pyet para se të nënshkruash.