Na besojnë hotele të pavarura në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.

Nga administrata te mikpritja

Softueri ndihmon. Lobby Boy e kryen punën.

Shumica e sistemeve ndalen te një kalendar dhe një listë detyrash. thelobbyboy e mban gjithë ditën në lëvizje, prej momentit kur vjen rezervimi deri kur dhoma është prapë e pastër.

Rritu pa shtuar staf

Kur shton dhoma dhe kanale, rezervimet sinkronizohen vetë dhe mbyllja e ditës (night audit) kryhet automatikisht. Ekipi yt merret me mysafirët, jo me futjen e të dhënave.

Gjithmonë në punë

Çmimet dhe dhomat e lira sinkronizohen në kohë reale, dhe mbyllja e ditës e shton vetë çmimin e dhomës në llogari. Askush s'ka pse të kujtohet t'i përditësojë.

Kontrolli mbetet te njerëzit

Punën e bën automatizimi, vendimet i merr stafi yt. Pronarët, punonjësit dhe pastruesit kanë rolet e tyre, dhe secili ka regjistrin e vet të veprimeve.

Gjashtë vegla, një sistem

Gjithçka që e mban objektin tënd në këmbë, duke punuar bashkë në çdo kanal, dhomë dhe ndërrim.

Rezervimet, check-in dhe pastrimi

Sistemi i menaxhimit të hotelit (PMS)

Kalendari ku rezervimet i zhvendos me tërheqje, Agjenda e ditës, pastrimi, faturat dhe mbyllja e ditës që bëhet vetë. Çdo rezervim nga çdo kanal, në një ekran.

Të njëjtat dhoma, në çdo kanal

Menaxheri i kanaleve

Dhomat e lira, çmimet dhe rezervimet në sinkron me Booking.com, Airbnb, Expedia dhe platformat e tjera kryesore online (OTA), në kohë reale. S'ka më rezervime të dyfishta.

Rezervimet direkte mbesin të tuat

Motori i rezervimeve direkte

Faqe rezervimi pa komision për webfaqen tënde dhe rrjetet sociale, me një link që mund ta dërgosh në WhatsApp, Viber ose Messenger.

Shtesat që shiten në recepsion

Pika e shitjes (POS)

Mëngjesi, lavanderia, pijet dhe transporti shiten në recepsion sipas sasisë dhe shkojnë direkt në faturën e mysafirit.

Kartelat ngarkohen, të hyrat përputhen

Pagesat dhe faturimi

Paradhëniet për rezervimet direkte, kartelat virtuale nga OTA-të dhe tarifat për no-show, të paguara përmes NestPay (BKT & Halkbank), RaiAccept (Raiffeisen Bank), Paysera Kosovo, Stripe, Helix Pay ose POK.

Për kontabilistin dhe pronarin

Kontabiliteti dhe raportet

Dhomat e zëna, ADR dhe RevPAR, e poshtë tyre libri ditor. Çdo shitje dhe pagesë del në raporte, dhe faturat mund të fiskalizohen automatikisht.

01 / 06

Rezervimet · java 37RezervuarMe check-inMe check-out38 dhoma · 91% e zënë
Hën 8
Mar 9
Mër 10
Enj 11
Pre 12
Sht 13
Die 14
101Familjare
Helen R. · 3
Daniel O.
112Twin
Liam B. · 2
204Deluxe
Victor K.
Marta F.
218Deluxe
Erik L.
Simon A.
Ana N.
Mia S.
305Suite
Oliver H. · 2
Jonas B. · Direkt
306Suite
Robert D.
Martin K. · 2
312Twin
Chris O.
Eva M.
401Familjare
Max M. · 4
407Deluxe
Alice H.
Leo T. · 2
412Deluxe
Sofia R.
Lisa G. · Direkt
Të hyrat dhe shpenzimet · 2026I përditësuar
Të hyrat sipas kategorisë1.230.300 €
Dhomat · 76%Restoranti · 21%Shtesat · 3%
MuajiTë hyratShpenzimetNeto
Janar82.400 €88.700 €−6k €
Shkurt91.200 €86.100 €+5k €
Mars118.600 €97.300 €+21k €
Prill139.800 €104.200 €+36k €
Maj162.300 €109.500 €+53k €
Qershor184.700 €114.900 €+70k €
Korrik221.400 €126.300 €+95k €
Gusht229.900 €128.600 €+101k €
Këtë vit1.230.300 €855.600 €+375k €
Paradhënia u regjistrua · Dhoma 305420,00 €
Komisioni i Booking.com këtë muaj3.120,40 €
Fatura të lëshuara këtë muaj: 312Të fiskalizuara

Pse ka rëndësi

Mbaroi kopjimi mes pesë programeve

E ndryshuam mënyrën si kryhet dita në hotel. Në vend që stafi t'i përputhë me dorë pesë programe, një sistem i vetëm merret pa pushim me rezervimet, dhomat, pagesat dhe mysafirët, në çdo objekt që menaxhon.

Pastrimi i dhomave

Statusi i dhomës përditësohet vetë

Dhomat e zëna shënohen të papastra në orën që zgjedh ti. Pastruesit shtypin butonin e statusit në telefon dhe dhoma shënohet e pastër. Recepsioni e sheh kur zgjedh dhomën për mysafirin e radhës.

Çdo dhomë ka pastruesin e vet, shënimet e veta dhe ndërrimin e çarçafëve çdo disa ditë, të gjitha në një raport pastrimi.

Karrocë pastrimi në korridorin e një hoteli

Të hyrat dhe raportet

Të hyrat i sheh sapo hyjnë

Dhomat e zëna, ADR dhe RevPAR në kohë reale, sipas burimit të rezervimit dhe llojit të dhomës, pa pritur të hënën. Komisioni për çdo kanal dhe anulimet sipas llojit të dhomës, në raporte që mund t'i printosh ose t'i eksportosh.

Qëndrimi minimal dhe datat e mbyllura për ardhje ose për largim kalojnë në çdo kanal sapo i ndryshon.

Të hyrat · 12 muajt e funditRevPAR 119 €
Dhoma të zëna84%
ADR142 €
Direkte38%
TetNënDhjJanShkMarPriMajQerKorGusSht
Të gjitha tarifatTarifat e dhomave

Grupet dhe disa objekte

Ndërtuar për grupe, me çmime për hotelet e pavarura

Drejto katër ndërtesa nga një llogari: kalo nga një objekt te tjetri, ndaj dhomat e lira mes tyre, ndërsa secili menaxhohet, mbikëqyret dhe raportohet veç e veç.

Recepsioni i një hoteli

Siguria dhe rregullat

Siguri që do t'i pëlqejë kontabilistit tënd

Trajtim i sigurt i kartelave, të dhëna të mysafirëve gati për GDPR, qasje sipas rolit dhe historik i ndryshimeve pas çdo shitjeje dhe pagese. Enkriptim SSL 256-bit, hostim në BE dhe çkyçje automatike pas 30 minutash pa aktivitet.

Mur me çelësa hoteli të ndriçuar

thelobbyboy krahasuar me kategoritë e tjera

Çka u mungon të tjerëve, e ka Lobby Boy

KategoriaQëllimiShembullMundësitë
Tabela dhe ekstraneteDhomat e lira dhe çmimet përditësohen me dorëExcel, ekstranetet e OTA-vePa sinkronizim mes kanaleve, pra rezervime të dyfishta dhe mbrëmje të humbura me copy-paste
PMS i vjetërEvidenca e rezervimevePMS i instaluar në kompjuterin e hotelitPër kanalet dhe pagesat duhen programe më vete, që i blen dhe i lidh veç e veç
Vetëm menaxher kanaleshShpërndarja nëpër OTAPrograme më vete për kanaletI mbush dhomat, por nuk e drejton recepsionin dhe nuk flet me mysafirin
Platformë operative për hoteleE drejton gjithë ditën e hotelitMerret për ty me menaxhimin e hotelit, kanalet, rezervimet direkte, pikën e shitjes, pagesat dhe kontabilitetin

Më pak punë në recepsion, më shumë kohë me mysafirët.