Hotel plot punë apo hotel i menaxhuar mirë
Një hotel mund të jetë plot nga mëngjesi deri në mesnatë dhe prapë të mos e ketë punën në dorë. Hoteli që duket i qetë me po aq dhoma të zëna nuk punon më pak. Thjesht sheh më shumë.
Në sezonet e fundit, puna në hotele ka qenë nën presion nga tri anë njëherësh. Mysafirët presin më shumë, ekipet janë më të vogla, dhe të gjithë duan përgjigje më shpejt. Nën këtë presion, të kesh shumë punë nuk është më shenjë që gjërat po shkojnë mirë. Më shpesh tregon të kundërtën.
Dallimi që vlen sot nuk është mes hoteleve plot dhe atyre bosh. Është mes hoteleve që gjithë ditën reagojnë dhe hoteleve që e shohin gjithçka që po ndodh.
Si duket ngarkesa nga pas recepsionit
Nga jashtë, një hotel plot punë duket sikur ecën mirë. Njerëzit lëvizin, orari është plot dhe askush s'ka kohë të ulet. Por pas asaj lëvizjeje zakonisht fshihet tension.
Problemet zgjidhen kur dalin, jo para se të ndodhin. Kërkesat vijnë me telefon, email, aplikacione mesazhesh dhe gojarisht. Përditësimet përcillen me gojë, dhe një detyrë mund të ndërrojë duar dy herë pa e pasur askush pamjen e plotë. Menaxherët e kalojnë ditën duke kontrolluar statuse, duke iu përgjigjur të njëjtës pyetje për herë të tretë dhe duke rregulluar gjëra të vogla që s'duhej të ishin rritur kurrë.
Të gjithë punojnë fort, por sistemi punon kundër tyre. Herët a vonë kjo del si vonesë, si keqkuptim ose si recepsionist i lodhur, dhe mysafiri i vëren të tria. Një hotel mund të jetë plot punë gjithë ditën dhe prapë të mos ketë kontroll.
Çka bën ndryshe një hotel i menaxhuar mirë
Një hotel i menaxhuar mirë, me po aq dhoma të zëna, duket më i qetë. Puna nuk është më pak. Është e organizuar.
Detyrat caktohen dhe ndiqen. Kërkesat rrinë në një vend që e sheh kushdo, jo në pesë vende. Njerëzit e dinë çka kërkon vëmendje pa pasur nevojë t'ua kujtojë kush, dhe menaxheri e sheh si po shkon dita pa e ndërprerë për të pyetur. Pikërisht për këtë arsye, në gjithë mikpritjen puna po kalon te proceset e centralizuara dhe pamja në kohë reale. Hotelet që e bëjnë këtë hap kanë më pak keqkuptime brenda ekipit, u përgjigjen mysafirëve më shpejt dhe mbajnë të njëjtin standard në çdo ndërrim.
Dallimi mes dy hoteleve nuk është mundi. Është qartësia.
Mysafiri e ndjen para se ta shohë
Mysafirët nuk e shohin kurrë tabelën tënde të detyrave, por e ndjejnë rezultatin e saj. Përgjigjet vijnë shpejt. Stafi përgjigjet me siguri, pa premtuar se do ta kontrollojë. Shërbimi duket i planifikuar, jo i improvizuar.
Sot mysafiri e pret që çdo gjë të shkojë vaj. Një vonesë, një përgjigje e pasigurt, apo kur mysafirit i kërkohen të njëjtat informata dy herë, nuk duken më si gjëra të zakonshme në hotel. Duken si hotel që e ka humbur fillin. Ajo që bie në sy është saktësia që duket pa mund, dhe ajo vjen vetëm kur puna mbahet fort në dorë.
Luksi është punë që ecën pa zhurmë
Dizajni, komoditetet dhe lokacioni ende kanë rëndësi, por vetëm me to një objekt nuk dallohet më. Ajo që e dallon sot një qëndrim premium është sa mirë drejtohet puna prapa skenës: askush s'ka pse të pyesë nëse dhoma është gati, asgjë nuk varet nga kujtesa apo nga një dorëzim ndërrimi me ngut, asnjë kaos i fshehur pas një recepsioni që shkëlqen.
Luksi i vërtetë nuk bën zhurmë dhe nuk vrapon pas problemeve. Është i besueshëm.
Kontrolli të lejon të rritesh
Një hotel që e ka punën në dorë mund të marrë përsipër më shumë, sepse sistemet e tij e përballojnë punën shtesë në vend që ta shumëfishojnë rrëmujën. Stafi i ri mëson më shpejt, standardet mbahen, dhe menaxhmenti e kalon kohën duke e përmirësuar punën, jo duke e riparuar.
Një hotel që punon duke reaguar ka një kufi. Ajo që mbante në një javë të qetë, prishet në një javë plot.
Ngarkesa vjen vetë. Rregulli është zgjedhje.
Çdo hotel mund të jetë plot punë rastësisht. Të jesh i menaxhuar mirë është vendim, dhe objektet që do të dallohen në vitet që vijnë do të jenë ato që punojnë me qartësi, siguri dhe qëndrueshmëri, jo ata që bëjnë më shumë zhurmë.
Për këtë punë është ndërtuar thelobbyboy. I automatizon proceset rutinë dhe e sjell punën e ditës në një sistem të qartë, që ekipi të kalojë nga reagimi te menaxhimi, me pamjen e plotë para syve. Mysafiri nuk e sheh kurrë atë sistem. Thjesht vëren që çdo gjë funksionon.