Pay Online27 tetor 20261 min lexim

PayOnline, Smart Pay dhe Anulimet: Çfarë duhet hotelierët të dinë në vitin 2026

Nëse jeni pronarë ose menaxhoni një hotel, tashmë e dini që pagesat dhe anulimet e OTA-ve po ndryshojnë vazhdimisht. Të qenit i përditësuar me këto ndryshime nuk ka të bëjë vetëm me informimin; ka të bëjë me mbrojtjen e fluksit tuaj të parave dhe sigurimin që të mos humbisni para nga dhomat e mbetura bosh. Në vitin 2026, mënyra se si kanalet e rezervimeve online (OTA) si Booking.com, Expedia, Tri

PayOnline, Smart Pay dhe Anulimet: Çfarë duhet hotelierët të dinë në vitin 2026

Nëse jeni pronarë ose menaxhoni një hotel, tashmë e dini që pagesat dhe anulimet e OTA-ve po ndryshojnë vazhdimisht. Të qenit i përditësuar me këto ndryshime nuk ka të bëjë vetëm me informimin; ka të bëjë me mbrojtjen e fluksit tuaj të parave dhe sigurimin që të mos humbisni para nga dhomat e mbetura bosh.

Në vitin 2026, mënyra se si kanalet e rezervimeve online (OTA) si Booking.com, Expedia, Trip.com dhe Agoda trajtojnë pagesat e mysafirëve dhe gjobat për mosparaqitje (no-show) ka ndryshuar ndjeshëm.

Ja çfarë ka ndryshuar saktësisht, si ndikon në operacionet tuaja të përditshme dhe se si mund të përshtateni.

Çfarë është një rezervim PayOnline dhe si funksionon ai?

Modeli "PayOnline" (i quajtur edhe "OTA Collects") tani mbështetet masivisht nga OTA kryesore si Booking.com, Expedia, Agoda dhe Trip.com, si dhe nga Global Distribution Platforms si Hotelbeds dhe HyperGuest.

Kur një mysafir zgjedh këtë opsion, OTA mbledh pagesën e plotë drejtpërdrejt nga mysafiri në momentin e rezervimit. Më pas, OTA gjeneron një Virtual Credit Card (VCC) dhe ia dërgon atë hotelit tuaj. Këtu është pjesa e rëndësishme: OTA është mbajtësi i kartës, jo mysafiri.

Kur një OTA lëshon një Virtual Credit Card (VCC) për një rezervim PayOnline, mund të mendoni se procesi i pagesës është i njëjtë në të gjitha kanalet. Por ka një ndryshim masiv operacional në varësi të kanalit: VCC Bruto kundrejt VCC Neto (Gross VCCs vs. Net VCCs).

Në varësi të platformës, karta virtuale ose do të përmbajë pagesën e plotë të mysafirit (që do të thotë se ju u detyroheni atyre një komision më vonë) ose shumën neto (që do të thotë se ata e kanë marrë pjesën e tyre para se t'ju paguajnë juve).

Ja saktësisht se si secila platformë i menaxhon paratë tuaja:

  • Booking.com (Gross VCC): Booking.com krediton shumën e plotë bruto në Virtual Credit Card. Ju do ta ngarkoni kartën për vlerën totale të rezervimit, duke i mbajtur të gjitha fondet që në fillim. Pastaj, në fund të muajit, Booking.com do t'ju dërgojë një faturë për komisionin e tyre.
  • Expedia (Ju zgjidhni): Expedia është unike sepse në fakt i jep hotelit dy opsione të ndryshme pagese VCC. Mund ta konfiguroni këtë drejtpërdrejt në extranet-in tuaj të Expedia PartnerCentral:
  1. Pagesa Bruto (Gross Payout): Expedia krediton shumën e plotë në VCC. Ashtu si me Booking.com, ju e ngarkoni kartën për shumën e plotë dhe e paguani komisionin e Expedia-s në fund të muajit kur ju vjen fatura.
  2. Shuma Neto (Remittance Amount): Nëse zgjidhni këtë opsion në extranet-in tuaj, Expedia mban komisionin e saj përpara se të lëshojë VCC-në. Ju e ngarkoni kartën për shumën neto të mbetur dhe nuk keni pse të shqetësoheni për pagesën e komisionit në fund të muajit.
  • Agoda & Trip.com (Net VCC): Këto platforma operojnë rreptësisht me një model pagese neto për rezervimet PayOnline. Ato e mbajnë komisionin e tyre dhe ju dërgojnë një VCC të kredituar me shumën e saktë neto. Ju e ngarkoni kartën, paratë janë 100% tuajat, dhe nuk gjenerohen fatura mujore e komisionit për këto rezervime.
  • Hotelbeds & HyperGuest (Net VCC): Për shkak se këto janë platforma B2B të shitjes me shumicë, ato operojnë thjesht me çmime neto të kontraktuara. Agjenti i udhëtimit palë e tretë i shton çmimin mysafirit (markup), por VCC e dërguar në hotelin tuaj përmban vetëm çmimin neto. Nuk ka asnjë komision që ju duhet ta llogarisni apo ta ktheni.

Këto VCC janë shumë të sigurta dhe zakonisht mbeten aktive për një vit të plotë (365 ditë). Si hotelier, ju thjeshtë i ngarkoni ato duke përdorur terminalin tuaj fizik POS ose një sistem pagesash të specializuar (payment gateway).

Kur mund ta ngarkoni në të vërtetë një Virtual Credit Card? Datat e aktivizimit ndryshojnë në varësi të platformës dhe llojit të rezervimit:

  • Booking.com: Zakonisht 1 ditë pas check-in për çmimet fleksibël (flexible rates). Për rezervimet e pakthyeshme (non-refundable rates), karta zakonisht aktivizohet shumë më herët. (Shënim: Ndërsa kjo veçori është plotësisht e disponueshme për pronat në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, sistemi PayOnline i Booking.com është përgjithësisht i padisponueshëm në Shqipëri. Sidoqoftë, disa prona specifike mund të jenë të kualifikuara, kështu që hotelet në Shqipëri duhet të kontrollojnë gjithmonë në Extranet për të konfirmuar nëse janë të kualifikuar për PayOnline).
  • Expedia & HyperGuest: Aktivizohet direkt në datën e check-in.
  • Trip.com: Aktivizohet pas orës 12:00 PM në ditën pasuese të check-in, ose 1 ditë pas check-in.
  • Agoda & Hotelbeds: Aktivizohet 1 ditë pas check-in.

Çfarë ndodh nëse nuk keni një terminal POS për të ngarkuar VCC-në?

Kjo është një pengesë e zakonshme, por ekziston një alternativë: transfertat bankare.

Nëse nuk mund të ngarkoni një VCC, shumica e OTA-ve do t'i transferojnë fondet drejtpërdrejt në llogarinë tuaj bankare. Platformat si Agoda, Expedia, Trip.com, Hotelbeds dhe HyperGuest, të gjitha mbështesin transfertat bankare direkte për në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, ka disa disavantazhe të rëndësishme për metodën e transfertës bankare:

  1. Booking.com nuk e mbështet këtë: Booking.com nuk do të lëshojë transferta bankare për në Shqipëri, Kosovë ose Maqedoninë e Veriut.
  2. Kërkon punë manuale: Për OTA-t e tjera, transfertat bankare kërkojnë konfigurim manual me menaxherët tuaj të llogarisë (account managers). Ju duhet të futeni në mënyrë aktive në llogari, të kërkoni pagesat (request payouts), të shtoni numrat e rezervimit dhe të prisni.
  3. Është e ngadaltë: Transferi i fondeve në llogarinë tuaj bankare mund të zgjasë deri 30 ditë.

Zgjidhja Më e Shpejtë: Tërheqja e parave drejtpërdrejt nga Virtual Credit Card është padyshim mënyra më e shpejtë dhe më e besueshme për të siguruar të ardhurat tuaja.

Nëse prona juaj nuk ka një sistem tradicional POS, The Lobby Boy ka zgjidhjen për ju. Si një sistem gjithëpërfshirëse për menaxhimin e hoteleve, PMS, channel manager dhe booking engine, ne kemi zhvilluar integrime për procesimin e pagesave për rezervimet online “Payment Gateway”, të krijuara posaçërisht për hotelet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne eliminojmë periudhën e pritjes, në mënyrë që të mund t'i procesoni këto karta dhe të keni qasje në fondet tuaja pa pritje.

Problemi me Mosparaqitjet (No-Show): Çfarë ka ndryshuar me anulimet?

Kjo është pjesa që dhemb mësë shumti. Një dhomë është rezervuar, data vjen, dhe mysafiri anulon në minutën e fundit, ose akoma më keq, nuk paraqitet fare.

Kur një mysafir rezervon një çmim "Paguaj në Pronë" (i njohur gjithashtu si "Hotel Collect"), sigurimi i pagesës suaj të anulimit dikur ishte një lojë me hamendësime. Në vitin 2026, OTA-t kanë ndryshuar plotësisht mënyrën se si i trajtojnë këto situata.

Përditësimi i "Smart Pay-at-Property" nga Booking.com

Në Prill 2026, Booking.com prezantoi modelin "Smart Pay-at-Property". Është e rëndësishme të theksohet se ky opsion aktivizohet vetëm për pronat që janë të kualifikuara dhe të regjistruara në programin e tyre PayOnline.

Nëse një mysafir zgjedh që pagesën ta bëj në hotel "Hote Collect", Booking.com nuk ia dërgon më hotelit detajet e kartës të mysafirit. Në vend të kësaj, ata i kërkojnë mysafirit një kartë dhe kryejnë një "mikro-autorizim". Kjo do të thotë që Booking.com bën një testim (ping) në kartë për një shumë të vogël (si p.sh. 1 EUR) dhe e kthen atë menjëherë vetëm për t'u siguruar që karta është aktive, detajet janë të sakta dhe nuk është raportuar e vjedhur.

Ndërsa kjo dëshmon që karta është reale, nuk garanton se ka fonde të mjaftueshme në kartë për të mbuluar tarifën tuaj të anulimit nëse mysafiri nuk paraqitet.

Nën këtë sistem të ri, hotelet kanë vetëm dy opsione konfigurimi:

  1. Vetëm PayOnline: Të gjitha rezervimet duhet t'i paguhen paraprakisht Booking.com.
  2. Zgjedhja e Mysafirit: Mysafiri zgjedh të paguajë online ose në pronë. Nëse zgjedhin të paguajnë në pronë dhe anulojnë pas periudhës pa pagesë (free period), sistemi i Booking.com do të përpiqet automatikisht të ngarkojë kartën e mysafirit bazuar në politikën tuaj të saktë të anulimit (p.sh., ngarkimi i gjobës “cancellation fee” për natën e parë pasi të skadojë periudha e anulimit falas prej 72 orësh).

Këshillë Profesionale: Për t'u siguruar që të mos humbisni të ardhura për dhomën tuaj, ju rekomandojmë të rregulloni periudhën e anulimit falas, për shembull, nga 72 orë (3 ditë) në 5 ditë. Në këtë mënyrë, sistemi i Booking.com do të përpiqet automatikisht ta ngarkojë kartën e mysafirit më herët. Nëse karta nuk mund të ngarkohet (p.sh., nuk ka fonde të mjaftueshme), Booking.com do t'i japë mysafirit 24 orë kohë për të zëvendësuar kartën. Përndryshe, Booking.com do të anulojë rezervimin. Kjo periudhë e zgjatur ju jep më shumë kohë për ta rishitur dhomën tuaj.

Po për Shqipërinë?

Për shkak se sistemi PayOnline i Booking.com është përgjithësisht i padisponueshëm në Shqipëri, rregulli "Smart Pay-at-Property" nuk aplikohet. Nëse veproni në Shqipëri, Booking.com ende do t'ju dërgojë detajet aktuale të kartës së kreditit të mysafirit. Ju mund t'i ngarkoni këto karta në POS-in tuaj, por mbani mend që Booking.com nuk i verifikon ato për ju. Ju duhet të bëni manualisht një para-autorizim në terminalin tuaj POS për t'u siguruar që karta është e vlefshme.

Rekomandimi ynë është të aplikoni/kërkoni parapagesë për çdo rezervim, duke përdorur njërën nga dy opsionet:

  1. Kërkohet parapagesë në momentin e rezervimit: Rregulloni qartë politikën e rezervimit dhe të anulimit, dhe jepini mysafirit një opsion për ta anuluar falas. Një shembull është: Parapagesë e barabartë me shumën e natës së parë (ose %, cilëndo metodë që preferoni), me anulim falas deri në 5 ditë para check-in. Kjo do të thotë që ata mund të anulojnë 5 ditë para check-in dhe shuma do t'u rimbursohet e plotë.
  2. Kërkohet parapagesë pas përfundimit të periudhës së anulimit falas: Sapo të përfundojë periudha e anulimit falas, ju do të ngarkoni kartën e mysafirit për qëndrimin e tij bazuar në politikat që keni krijuar në extranet.

Si ju mbrojnë kanalet e tjera (Ose si nuk ju mbrojnë)

  • Auto-Charge nga Agoda: Agoda ofron një rrjet të jashtëzakonshëm sigurie. Nëse një mysafir nuk paraqitet (no-show) dhe ju nuk i keni parë kurrë detajet e kartës së tij në extranetin e Agoda-s, mund ta raportoni mosparaqitjen “no-show” brenda 72 orëve. Më pas, Agoda do të përpiqet automatikisht të ngarkojë kartën e ruajtur të mysafirit në emrin tuaj dhe t'jua kalojë fondet drejtpërdrejt juve, qoftë duke krijuar një Virtual Credit Card ose përmes transfertës bankare.
  • Expedia & Trip.com: Këto platforma mbajnë një qasje jo-aktive. Gjithçka varet tërësisht nga ju. Duhet të mbështeteni në terminalin tuaj fizik POS për të tërhequr manualisht detajet dhe për të ngarkuar kartën e mysafirit për çdo tarifë për mosparaqitje ose anulim të vonë.

Menaxhimi i politikave të OTA-ve , menaxhimi i Virtual Credit Cards dhe vrapimi pas tarifave të mosparaqitjeve nuk duhet të jetë një punë me kohë të plotë. Me The Lobby Boy, ju merrni një platformë të unifikuar që menaxhon pronën tuaj, shpërndarjen e kanaleve dhe procesimin e pagesave në një vend të vetëm duke ju dhënë mjetet për të mbrojtur të ardhurat tuaja pa kokëçarje.

Newsletter

Merre shkrimin e ardhshëm me email

Lajme nga OTA-të, trendet e rezervimeve dhe shënime për drejtimin e hotelit, sa herë që publikojmë. Çregjistrohu kur të duash.

Mjaft lexove për të. Shiko si ta drejton ditën.