10 përfitime nga sistemi i menaxhimit i thelobbyboy
Një sistem i menaxhimit duhet ta bëjë ditën më të lehtë dhe ta ndihmojë biznesin të fitojë më shumë. Dhjetë mënyra si i bën të dyja thelobbyboy.
Një sistem i menaxhimit të hotelit (PMS) ka dy punë. Duhet t'ia heqë ekipit punën rutinë, dhe duhet të ta japë një pamje më të qartë të biznesit, që të fitosh më shumë prej tij. Ja dhjetë mënyra si i bën të dyja thelobbyboy.
1. Më pak punë rutinë, më pak gabime
thelobbyboy i automatizon punët që ta hanë ndërrimin. Email-et e konfirmimit dërgohen vetë, çmimet dhe dhomat e lira sinkronizohen vetë, dhe mbyllja e ditës (night audit) e shton çmimin e dhomave në faturë pa pasur nevojë që dikush ta kujtojë. Të dhënat e mysafirit shkruhen një herë dhe përdoren kudo, ndaj ka më pak rishkrim dhe më pak gabime. Koha që kursehet u kthehet mysafirëve.
2. Çdo departament me të njëjtat informata
Recepsioni, pastrimi dhe kontabiliteti punojnë nga i njëjti regjistër. Pastruesit e ndryshojnë statusin e dhomës nga telefoni dhe lënë shënime që recepsioni i sheh. Recepsioni e di cila dhomë është gati para se ta japë çelësin, dhe kontabilisti yt lexon të njëjtat numra si menaxheri. Askush s'ka pse të vrapojë pas tjetrit për një përditësim.
3. Të gjitha kanalet nga një kalendar
Kur i përditëson dhomat dhe çmimet me dorë në çdo faqe rezervimesh, humbet kohë dhe lë vend për gabime. Ato gabime pastaj i arrijnë mysafirët si rezervime të dyfishta. thelobbyboy e ka menaxherin e kanaleve (channel manager) të ndërtuar brenda. Çmimet, dhomat e lira dhe kufizimet mbahen në sinkron në kohë reale me Booking.com, Airbnb, Expedia, Hostelworld dhe mbi 50 platforma të tjera online (OTA). Kur një dhomë shitet në një kanal, mbyllet në të tjerët, dhe çdo rezervim bie në kalendarin ku ekipi yt tashmë punon.
4. Vendime për të hyrat mbi të dhëna në kohë reale
Menaxhimi i mirë i të hyrave kërkon numra të saktë dhe mjete për të vepruar mbi to. Mund t'i japësh një kanali planin e vet të çmimeve, të vendosësh qëndrim minimal, t'i mbyllësh datat për ardhje dhe të nxjerrësh kode promocionale për periudhat e qeta. Raportet tregojnë dhomat e zëna, ADR dhe RevPAR sipas burimit të rezervimit dhe llojit të dhomës, bashkë me komisionin që i ke paguar secilit kanal. Kështu e sheh cilat vendime po japin rezultat.
5. Check-in, check-out dhe faturim pa telashe
Një ardhje e ngadaltë apo një faturë e ngatërruar mjaftojnë për ta humbur një mysafir që do të kthehej. Në thelobbyboy, statusi i pagesës shihet te rezervimi, dhe fleta e regjistrimit printohet me të dhënat e mysafirit dhe rregullat e hotelit. Shtesat si mëngjesi, pijet dhe artikujt e minibarit, që pastruesit mund t'i shënojnë aty për aty, shkojnë në një faturë të vetme. Paradhëniet dhe pagesat me kartelë kalojnë përmes sistemit të pagesave që zgjedh ti, dhe fatura i shkon mysafirit me email në check-out.
6. Biznesi para syve, në kohë reale
Pronarët dhe menaxherët kanë një panel në kohë reale me ardhjet, largimet, dhomat e lira dhe pagesat në pritje, në telefon, tablet apo laptop. Rezervimet, çmimet dhe rezultatet i kontrollon kur të duash, pa pritur fundin e muajit dhe pa e thirrur recepsionin.
7. Më pak letër
Meqë thelobbyboy punon online, shumica e letrave ikin bashkë me të. Faturat dërgohen me email, pastrimi mund të ecë tërësisht nga telefonat e stafit, dhe raportet eksportohen në PDF ose CSV në vend që të mbushin dollapët. Kjo do të thotë më pak shpenzime për letër dhe arkivim, dhe më pak letër që hidhet.
8. Gjithçka në një vend
Rezervimet, kanalet, pagesat, shitjet në recepsion, pastrimi dhe raportet rrinë në një sistem, me një kyçje të vetme. Ekipi yt nuk kalon më nga një mjet te tjetri duke kopjuar informata, dhe puna organizohet njësoj çdo ditë.
9. Shërbim më i mirë për mysafirët
thelobbyboy u ndërtua për njerëzit që punojnë në recepsion, ndaj punët e përditshme, si kontrolli i dhomave të lira apo marrja e një pagese, kryhen shpejt. Mysafirit mund t'i dërgosh një link pagese, në vend që t'i lexojë numrat e kartelës në telefon. Me modulin shtesë Mesazhet e OTA-ve në një vend, mesazhet nga Booking.com, Airbnb dhe Expedia shfaqen në ekranin e kalendarit. Pyetjeve u përgjigjesh më shpejt, dhe shqetësimet zgjidhen para se të rriten.
10. Një hap para konkurrencës
Kur administrata ecën vetë, menaxhmenti mund ta kalojë kohën me përvojën e mysafirit, jo me letra. Procese më të mira prapa skenës sjellin mysafirë më të kënaqur para saj, dhe mysafirët e kënaqur kthehen dhe të rekomandojnë.
thelobbyboy e ndërtoi një hotelier, rreth problemeve që has një recepsion i vërtetë çdo ditë. Prandaj fokusohet te gjërat thelbësore që i duhen një objekti, dhe lë jashtë çka s'i duhet.