Produkti22 qershor 20214 min lexim

Sistemi i menaxhimit të hotelit: thelobbyboy

Rezervimet online e ndryshuan atë që i duhet një objekti nga softueri. Si arritën sistemet e menaxhimit deri këtu, dhe çka sjell thelobbyboy në recepsion.

Imagjino një sistem menaxhimi të ndërtuar sipas mënyrës si punon vërtet objekti yt. Merret me rezervimet nga disa kanale, tregon cilat dhoma janë të lira, i mban çmimet për çdo sezon dhe për qëndrime më të gjata, të lejon të marrësh dhe të ndryshosh rezervime, mbledh pagesat dhe i mban mysafirët të informuar para, gjatë dhe pas qëndrimit.

Ky është sistemi që thelobbyboy synoi të bëhej. E ndërtoi një hotelier, me problemet e pronarëve dhe menaxherëve të vërtetë para syve që nga dita e parë.

Si kaluan rezervimet online

Shumica e mysafirëve sot e kërkojnë vendin ku do të qëndrojnë online. Krahasojnë sipas lokacionit dhe datave dhe rezervojnë vetë, jo përmes një agjencie udhëtimi. Kjo kërkon më shumë nga ata që drejtojnë një objekt: duhet ta njohin mirë teknologjinë, ta promovojnë veten vazhdimisht dhe prapë të ofrojnë një qëndrim që ia vlen të rekomandohet.

Rezervimet online nuk janë diçka e re. Por për një kohë të gjatë, mjetet pas tyre ishin në duart e faqeve të mëdha të rezervimeve dhe të grupeve hoteliere, që kishin paratë dhe ekipet e IT-së për t'i ndërtuar. Si shumica e softuerëve, edhe këto mjete u bënë më të përballueshme sa më shumë u rrit konkurrenca, dhe kjo i barazoi kushtet.

Sot hotelet e vogla, hotelet butik, hostelet dhe pronarët individualë i përdorin si gjë të zakonshme, sidomos sepse mysafirët, pronarët dhe stafi e kalojnë kaq shumë kohë të ditës online.

Nga letra në cloud

Sistemet e para të rezervimeve në objektet më të vogla, në letër ose në një kompjuter të vetëm në zyrë, ishin të vështira për t'u përdorur. Mbanin pak më shumë se emrin e mysafirit, adresën e shtëpisë, dhomën dhe kohën e pritur të ardhjes dhe të largimit.

Kjo mjaftonte kur mysafirët vinin përmes televizionit, radios, gazetave, revistave, letrave, telefonatave ose pa rezervim fare. Interneti e ndryshoi mënyrën si punon pothuajse çdo biznes. Udhëtimet dhe akomodimi ishin ndër sektorët e parë që u promovuan online, dhe kjo e shtyu kërkesën për sisteme më të mira.

Hotelierët dhe pronarët e tjerë u përshtatën, dhe sistemet e menaxhimit si thelobbyboy janë pjesë e këtij ndryshimi. E mbledhin punën e ditës në një vend, i lidhin mjetet që përdor objekti dhe ia bëjnë qëndrimin më të lehtë mysafirit.

Çka është thelobbyboy

thelobbyboy është softuer në cloud, ku sistemi i menaxhimit të hotelit (PMS) dhe menaxheri i kanaleve (channel manager) punojnë si një. Është menduar për ta bërë ditën më të lehtë për ata që drejtojnë objektin, dhe për mysafirët e tyre.

Punon për shumë lloje objektesh, ndër to:

  • Hotele, të vogla dhe të mëdha
  • Hotele butik
  • Hostele
  • B&B dhe bujtina
  • Apartamente dhe vila
  • Grupe objektesh që drejtohen nga një llogari

Çka përfshin

  • I përshtatur për telefon: punon në çdo telefon, tablet ose laptop, pa shkarkuar asgjë.
  • Në cloud: ekipi yt kyçet nga kudo, në çdo kohë.
  • Agjenda e ditës: ardhjet, largimet dhe pagesat e papaguara të ditës në një pamje.
  • Menaxhimi i objektit dhe i kanaleve në një: çmimet dhe dhomat e lira mbahen në sinkron me OTA-të.
  • Shërbime shtesë: mëngjesi, larja e rrobave, pijet dhe transferet shiten në recepsion dhe shtohen në faturën e mysafirit.
  • Shumë përdorues: çdo anëtar i stafit ka kyçjen e vet, me rol dhe të drejta sipas punës.
  • Shumë objekte: kalo nga një lokacion te tjetri brenda një llogarie.
  • Kalendar i përbashkët: ndaji dhomat mes objekteve që drejton.
  • Kalendari i rezervimeve: tërhiqe një rezervim për ta zhvendosur, për ta ndërruar dhomën ose për ta zgjatur qëndrimin.
  • Konfigurim i lehtë i dhomave: dhomat, planet e çmimeve dhe kanalet t'i konfiguron ekipi ynë.

I përshtatur për telefon

Gjithnjë e më shumë udhëtarë e kërkojnë akomodimin nga telefoni ose tableti, dhe shumë prej tyre rezervojnë nga e njëjta pajisje. Motori i rezervimeve i thelobbyboy u ofron një rezervim që përfundohet lehtë nga telefoni.

Edhe ekipi yt punon njësoj. Recepsioni e zhvendos një rezervim ose e ndërron dhomën nga telefoni, ndërsa pastruesit nga telefonat e tyre ndryshojnë statusin e dhomës, shënojnë artikujt e minibarit dhe raportojnë defektet.

Në cloud

Meqë thelobbyboy punon në cloud, e hap nga kudo dhe në çdo kohë, ti apo kushdo nga ekipi yt, pa instaluar asgjë.

Agjenda e ditës

Agjenda e ditës ta tregon me një shikim si qëndron dita: kush po vjen, kush po largohet, kush vazhdon qëndrimin dhe cilat pagesa janë ende të papaguara, që ekipi të jetë gati shumë para orës së check-in.

Newsletter

Merre shkrimin e ardhshëm me email

Lajme nga OTA-të, trendet e rezervimeve dhe shënime për drejtimin e hotelit, sa herë që publikojmë. Çregjistrohu kur të duash.

Mjaft lexove për të. Shiko si ta drejton ditën.