Dimri 2025: udhëtime më të shkurtra, rezervime më të shpejta
Mysafirët rezervojnë më vonë, qëndrojnë më pak dhe vendosin brenda pak minutash. Ky sezon u takon hoteleve që i kanë çmimet dhe motorin e rezervimeve gati në momentin kur merret vendimi.
Këtë dimër, udhëtimet ecin me një ritëm tjetër. Njerëzit rezervojnë më vonë, qëndrojnë më pak net dhe vendosin më shpejt. Planifikimi disa javë përpara po i lë vendin rezervimeve spontane nga telefoni, disa ditë apo edhe disa orë para check-in.
Për një hotel, kjo e rrit peshën e çdo nate. Mysafiri që dikur rezervonte tri javë përpara, tani konfirmon të martën dhe arrin të premten. Nëse webfaqja jote është e ngadaltë, çmimet të vjetëruara ose motori i rezervimeve ngec, ai rezervim shkon te dikush tjetër.
Çka thonë numrat
Të dhënat nga Booking.com dhe Expedia Group tregojnë në të njëjtin drejtim: udhëtarët e vënë në plan të parë fleksibilitetin dhe shpejtësinë, dhe rreth një e treta e rezervimeve tani bëhen brenda javës para qëndrimit. Sipas Net Affinity, në fillim të 2025 rezervimet nga telefoni u rritën 7% krahasuar me një vit më parë, dhe deri në prill, 59% e rezervimeve që ndiqte kjo kompani bëheshin nga smartfoni.
Edhe kanalet po ndryshojnë. Të dhënat e SiteMinder për rezervimet e 2025 tregojnë emra të rinj që po hyjnë mes burimeve kryesore të rezervimeve në disa tregje. Sot rezervimin e fiton ai që shihet i pari: nëse çmimet dhe dhomat e lira nuk janë në sinkron në webfaqen tënde, në rrjetet sociale dhe në OTA-të, nuk je para udhëtarit në momentin kur ai është gati.
Mysafiri i minutës së fundit prapë shpenzon
Rezervimet në minutën e fundit nuk janë vetëm rrezik. Mysafirët e minutës së fundit janë spontanë, por paguajnë për qëndrimin e duhur, dhe ajo që duan është e thjeshtë: një faqe e qartë, konfirmim i menjëhershëm, check-in fleksibil dhe komunikim i shpejtë e i lehtë. Edhe Mews ka thënë të njëjtën gjë për motorët modernë të rezervimeve, që sot e përmirësojnë përvojën e mysafirit me shtesa, përfundim të shpejtë të rezervimit dhe dizajn të menduar së pari për telefonin.
Një motor rezervimesh për ritmin e ri
Motori i rezervimeve i thelobbyboy rri në webfaqen tënde dhe në profilet e tua sociale, dhe çdo rezervim ta sjell direkt ty, pa komision. Mysafirët e gjejnë hotelin, i krahasojnë dhomat dhe konfirmojnë me disa prekje, ndërsa ti i mban plotësisht në dorë çmimet dhe të dhënat e tua.
Gati kur janë gati edhe ata
Ky dimër do t'i shpërblejë hotelet që lëvizin shpejt dhe mbeten të dukshme. Mbaji çmimet gjithmonë aktive, webfaqen të përditësuar, dhe sigurohu që motori i rezervimeve të përgjigjet menjëherë. Secila nga këto është punë e vogël. Bashkë vendosin nëse një vendim i vonë bie te ti apo te hoteli fqinj.
thelobbyboy vazhdon të pranojë rezervime edhe kur ti fle, që një udhëtar që vendos në mesnatë ta rezervojë prapë dhomën tënde për ditën tjetër.