Pse është i rëndësishëm sistemi i menaxhimit të hotelit
Më shumë OTA sjellin më shumë rezervime, por edhe më shumë përditësime me dorë. Një sistem i menaxhimit të hotelit e merr përsipër këtë punë, dhe koha të kthehet te mysafirët.
Nëse ke hotel, hostel ose B&B, do më shumë mysafirë dhe më shumë të hyra. Një nga mënyrat më të mira për t'i arritur të dyja është ta listosh objektin në sa më shumë platforma online (OTA): Booking.com, Hostelworld, Expedia, Airbnb e të tjera.
Por çdo listim i ri sjell edhe një problem të ri. Nëse dhomat e lira ende i mban në letër ose në tabelë Excel, çdo OTA është edhe një vend që duhet ta përditësosh me dorë, dhe orë të tëra të ditës humbin aty.
Koha që u takon mysafirëve
Kjo kohë ka rëndësi. Shumë mysafirë e vizitojnë qytetin tënd, apo vendin tënd, për herë të parë. Duan të dinë çka të shohin, ku të hanë dhe ku të dalin në mbrëmje, dhe një përgjigje e mirë merr disa minuta te recepsioni. Sidomos në hostel, këto biseda janë pjesë e asaj për të cilën vijnë mysafirët.
Një rezervim, tri herë përditësime
Merr një rezervim të zakonshëm. Një mysafir rezervon dhomë, ti e shton në tabelë dhe pastaj i përditëson dhomat e lira në çdo OTA, një nga një. Pas disa ditësh e anulon, dhe ti i përditëson sërish të gjitha OTA-të. Një mysafir tjetër kërkon ta zgjasë qëndrimin, dhe ti e bën të gjithë punën për herë të tretë. Nëse harron një përditësim, rrezikon një rezervim të dyfishtë.
Çka ndryshon me një sistem menaxhimi
Një sistem i menaxhimit të hotelit i mban të gjitha të dhënat e rezervimeve në një vend dhe të lejon t'u qasesh në mënyrë të sigurt nga kudo. Me thelobbyboy, çdo ndryshim që bën në kalendar shkon në çdo OTA të lidhur në kohë reale, dhe një rezervim që vjen nga një kanal e mbyll dhomën në të gjitha të tjerat. Anulimet dhe qëndrimet e zgjatura përditësohen kudo, pa pasur nevojë që dikush të hyjë në ndonjë ekstranet.
Një sistem i mirë nuk është më diçka që mund ta përballojnë vetëm hotelet dhe hostelet e mëdha. thelobbyboy ka çmime të bëra për objektet e pavarura, është aq i thjeshtë sa e përdor i gjithë ekipi, dhe konfigurimin ta bën ekipi ynë.
Ti kujdesu për mysafirët
thelobbyboy është lidhja jote e vetme me të gjitha OTA-të. Ekipi yt kujdeset për mysafirët, sistemi merret me të tjerat.